Kolegji Zgjedhor i kryesuar nga relatori Sotiraq Lubonja ka rrëzuan partinë e lëvizjes Forca Rinia për të shfuqizuar 25 Qershorin si datën e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kolegjit, padia e Forca Rinia ishte e pabazuar në ligj dhe në prova, e për këtë arsye u rrëzua. 

Ndërsa përfaqësuesi i saj Dritan Broka u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke regjistruar Partinë Republikane dhe Demokratike tej afatit, ka shkelur ligjin.

Në një reagim për Report Tv pas vendimit, Broka u shpreh se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dekretin e Presidentit që spostoi zgjedhjet nga 18 qershor më 25 Qershor.

Në padinë e saj Forca Rinia kërkonte shufqizimin e vendimit numër 324 dhe 325 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendime të cilat pas marrëveshjes politike midis PS e PD i hapën rrugën regjistrimit të partive opozitare për zgjedhjet parlamentare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com