Zgjedhjet, Mediu takon në SHBA
këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë

Zgjedhjet, Mediu takon në SHBA<br />këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në vijim të vizitës në Washington, është takuar gjatë ditës së djeshme me Pam Pryor këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë në Shtëpinë e Bardhë Mathew D.Mowers.
 
Në këtë takim Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës.
 
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht zgjedhjet duhet të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe gjithë forcave politike.
 
Mediu po ashtu zhvilloi një takim me senatorin Inhofe dhe senatorin Ted Cruz ish-kandidat për President i SHBA.
 
Në Kongres u takua me kongresmenët Bob Goodlatte, Kryetari i Komisionit te Drejtësisë, i cili do të vizitojë Tiranen, John Rotcliffe, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kibernetike dhe kongresmenin Richard Hudson.
 
Në këto takime Mediu shpjegoi situatën në Shqipëri ku u shpreh se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
  
Po ashtu, ai theksoi se propaganda e qëllimshme e qeverisë se opozita është kundër reformës në drejtësi është një gënjeshtër, sepse ishte opozita ajo që bëri të mundur votimin e saj në Parlament.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën