Zgjedhjet, Meta e Basha shtrëngim
duarsh...dhe një sms për Ramën
Tryeza e reformës zgjedhore e cila bëri bashkë për herë të parë këtë të martë, dy aleatët në qeverisje dhe liderin e opozitës u shoqërua nga një atmosferë e ftohë. Por “bashkimi” i tyre për një reformë thelbësore në demokraci, u duartrokit nga ambasadori Lu, një nga promotorët e vazhdueshëm të konsensusit politik në vend. Meta e Basha shtrenguan duart në fund të tryezës.
Tryeza e reformës zgjedhore e cila bëri bashkë për herë të parë këtë të martë, dy aleatët në qeverisje dhe liderin e opozitës u shoqërua nga një atmosferë e ftohë. Por “bashkimi” i tyre për një reformë thelbësore në demokraci, u duartrokit nga ambasadori Lu, një nga promotorët e vazhdueshëm të konsensusit politik në vend.
Natyrisht në një tryezë si kjo, ku diskutohej një nga reformat më të rëndësishme, që duhet të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk munguan dhe përfaqësues të Bashkimit Europian e të
OSBE-ODIR.
Ajo çka ra në sy gjatë kësaj tryeze e cila padyshim ishte në fokus të zhvillimeve politike të sotme, ishte mos shtrëngimi i duarve nga krerët e maxhorancës dhe opozitës, në nisje të takimit.
Kreu i partisë Demokratike mbërriti i parë në sallën ku zhvillohej konferenca me temë “Korrupsioni Zgjedhor”, ndërsa pas tij mbërriti ambasadori Lu dhe Kryeministri Edi Rama me Kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi i tyre u prit me kërshëri, por nuk pati shtrëngim duarsh mes tyre.
Kreut të maxhorancës, për shkak të angazhimeve të tij, iu desh të largohej pak para përfundimit të tryezës, por përveç një ndjese formale, Rama nuk pati një shtrëngim duarsh me aleatin e tij Meta dhe rivalin Basha.
Ndërkohë në tryezën e diskutimeve, Meta dhe Basha dëgjuan edhe opinionet e përfaqësuesëve të BE-së. Në këtë moment kreu i PD-së u kujdes që mesazhi i të ngarkuarit me punë të BE-së Jan Rudolph, i cili tha se zgjedhjet e lira janë kush për integrimin e Shqipërisë në BE, t’i dërgohej edhe kryeministrit Rama meqënëse nuk ishte i pranishëm.
“Meqë Meta dhe unë ndodhemi këtu dhe zotit Rama iu desh të largohej, do t’i kërkoja zotit Rudolf që t’ia dërgonte Ramës këtë qëndrim të BE, mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” tha Basha.
Në përfundim të tryezës, ndryshe nga çpritej pati një shtrëndim duarsh nga kreu i Kuvendit dhe Basha.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
79%
-
Jo
17.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15