Zgjedhjet,Meta:Javën e ardhshme
konsulta me PS për kandidaturat

Zgjedhjet,Meta:Javën e ardhshme<br />konsulta me PS për kandidaturat
Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi sot se duke filluar nga java e ardhshme mazhoranca do të fillojë konsultat për të pasur kandidatura të përbashkëta.
 
“Besoj se javën e ardhshme do kemi mundësinë për shkëmbim mendimesh për ndërtimin e këtij procesi që do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo kënaqjen e oreksit të njërës apo tjetrës parti, apo edhe të kandidatëve.”- tha Meta. Prononcimi për shtyp i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta
 
Duke i cilësuar këto zgjedhje si jo politike, Meta theksoi se do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, pavarësisht siglave që përfaqësojnë.
 
“Nuk do të ketë zona të ndara, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave që përfaqësojnë. Këto nuk janë zgjedhje politike, por vendore. Do të ndërtojmë një proces që zgjedh administruesit më të më mirë.”- theksoi Meta.

Dekrimininalizimi, Meta: Nesër në Kuvend përbërja e Komisionit
Ilir Meta theksoi Kuvendi është korrekt për marrëveshjen për dekriminalizimin dhe se nesër pritet të votohen emrat e Komisionit Parlamentar për këtë çështje.

Meta: Berisha 10 vite që punon për të ardhmen e Bashës
Në lidhje me deklaratën e Berishës, i cili është shprehur pro Bashës si kandidatura e PD për zgjedhjet e ardhshme lokale. Meta u shpreh se “Mendoj se Berisha me shumë të drejtë e ka shpallur Bashën si kandidatin për zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës dhe mendoj se ka plotësisht të drejtë, pasi u bënë 10 vjet që Berisha punon për të ardhmen e Basha. Kështu le ta bëjë betejën Basha për të ardhmen e Berishës. Nuk kemi asnjë vërejtje. Megjithatë kjo është një çështje që i takon Partisë Demokratike.”
 
Deklaratat e Vasilit për testimin, Meta: Mbështetje të plotë qeverisë
“Ka ndjeshmërinë e tij profesionale dhe nuk ka të bëjë aspak në marrëdhëniet mes dy partive.”- tha Meta në lidhje me deklaratat e ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili në lidhje me testimin e mjekëve. Duke theksuar se “Qeveria ka mbështetjen e plotë, përfshirë këtu edhe ministrin Beqaj.
 
Meta:Reforma në drejtësi, përfshirja e ish-Presidentëve e vlefshme
“Përfshirja e ish presidenteve në procesin e diskutimit të reformën në Drejtësi e rëndësishme, se cili prej tyre mbart një eksperience të çmuar.”- tha Meta.
 
Meta: Kandidatura e Zhitit e vlefshme për çdo post
“Kandidatura e Zhitit e vlefshme për çdo post në Republikën e Shqipërisë.”- ka theksuar Meta në lidhje me çështjen e dekretimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, çështje kjo që ka thelluar përplasjet Qeveri-President.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve