Zgjedhjet, Monika Kryemadhi:
Policia bëri terror e kërcënime 

Zgjedhjet, Monika Kryemadhi:<br />Policia bëri terror e kërcënime 
Zv/ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit duke akuzuar policinë e shtetit.
 
Ajo shprehet se gjatë procesit kishte strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.
 
Megjithatë, Kryemadhi thotë se votuesit janë heronj, pasi përballuan me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por edhe terrorin.
 
Pak orë më parë, kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh se LSI do jetë opozita e vërtetë në Kuvendin e ardhshëm, duke pranuar rezultatin.
 
 
Statusi i Monika Kryemadhit
Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.
 
Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! ❤️🌹


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit