Zgjedhjet, MSH thirrje mjekëve:
Masa nëse shkelni ligjin elektoral

Zgjedhjet, MSH thirrje mjekëve:<br />Masa nëse shkelni ligjin elektoral
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel punonjësve në sistemin shëndetësor në lidhje me zgjedhjet e së dielës ku Shqipëria voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.
 
Ministria në mbështetje të Vendimit të Task Forcës për marrjen e masave operacionale për garantimin e zgjedhjeve, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor të veprojnë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
 
Gjithashtu, Ministria vë në dispozicion të punonjësve të të gjitha niveleve por edhe qytetarëve numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 8111 dhe e-mailet përkatëse: http://[email protected] dhe http://[email protected]
 
Ministria e Shëndetësisë i kushton një vëmendje të veçantë integritetit të qytetarëve dhe sjelljes së tyre në përputhje me ligjin për moscenimin apo tjetërsimin e vullnetit për një votim të lirë dhe të ndershëm.
 
Inkurajojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj Ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.
 
Ministria e Shëndetësisë shpreh vendosmërinë për marrjen e masave të menjëhershme në rast konstatimi të shkeljes së ligjit zgjedhor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit