Zgjedhjet në Egjipt, Këshilli
suprem shton fuqinë

Zgjedhjet në Egjipt, Këshilli<br />suprem shton fuqinë
KAIRO- Këshilli Suprem i Forcave Ushtarake në Egjipt përmes një deklaratë i ka shtuar dukshëm fuqitë e tij, ndërkohë që vendi pret rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Në deklaratë thuhet se zgjedhjet parlamentare nuk mund të kryhen deri sa vendi të ketë një Kushtetutë të re, që do të hartohet nga një asamble që e zgjedh po ky këshill.

Ndërkohë Vëllazëria Myslimane tha se kandidati i saj Mohamed Mursi ka fituar zgjedhjet presidenciale të fundjavës. Sipas Vëllazërisë, Mursi udhëheq me 52% kundrejt 48% ndaj kundërshtarit të tij Shafik, kur janë numëruar gati të gjitha votat.
Por shtabi i zotit Shafik i hodhi poshtë deklarimet e fitores nga ana e islamikëve.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen më 21 qershor.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur