Zgjedhjet në FSHF/A do bëjë
gol më 7? Ja çfarë thotë Duka

Zgjedhjet në FSHF/A do bëjë<br />gol më 7? Ja çfarë thotë Duka<br>
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit  zgjodhën  qytetin e Elbasanit për të lancuar për herë të parë projektin “Grow futbolli në Shkolla”, i cili synon masivizimin e futbollit për fëmijë. Duka tha se deri tani janë ndërtuar 70 minifusha dhe pas katër viteve synohen të ndërtohen dhe 100 të tjera.  

Në një prononcim për media, Duka foli dhe për zgjedhjet në FSHF, që pritet të mbahen më 7 shkurt, duke thënë se e rëndësishme është që projektet në futboll të vazhdojnë, pavarësisht cili fiton.

Duka është në garë përballë Bashkim Finos, ndërsa i pyetur nga një gazetar nëse pret gol edhe më datë 7, pra që të rizgjidhet, ai theksoi se golat janë të rëndësishëm për lojën, por më e rëndësishme është që projektet të vazhdojnë dhe të realizohen.

“Sot synova shumë gola, me gjithë këta fëmijë që ishin këtu. Uroj që futbolli gjithmonë të jetë kështu, ashtu siç është misioni i tij”, tha Duka.

Prisni gol më datë 7?
Golat janë të rëndësishëm për lojën, e rëndësishme është që projekti të vazhdojë dhe të realizohet, Shqipëria të ketë perspektivë në futboll.

Do ju vinte keq nëse nuk do ta nisnit këtë projekt?
E rëndësishme është që të vazhdojnë projektet. I kemi bashkërisht dhe do t’i vijojmë po së bashku.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj