Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe ka kërkuar që Shoqatat e regjistruara si votuese në Asamblenë Zgjedhore nuk duhet të votojnë, pasi nuk janë të regjistruara në gjykatë.
/Shqiptarja.com
Ndërkaq, juristi i Federatës Aldi Topçiu dhe avokati Artan Hajdari kanë sqaruar se 10 shoqata janë regjistruar në gjykatë dhe dy janë në proces regjistrimi, ndaj i kanë konsideruar në rregull në aspektin juridik këtë shoqata.
Në garën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kandidojnë Armand Duka, i cili kërkon një mandat të pestë, Bashkim Fino deputet i PS dhe ish-arbitri Shpëtim Hala.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









