Zgjedhjet në Graçanicë, Vladeta
Kostiç zgjidhet kryetar komune

Zgjedhjet në Graçanicë, Vladeta<br />Kostiç zgjidhet kryetar komune
GRAÇANICË - Vladeta Kostiç i Listës Serbe është zgjedhur kryetari i ri i Komunës së Graçanicës në Kosovë. Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme Kostiç ka arritur të fitojë pa balotazh duke marrë në total 65 % të votave të banorëve të Graçanicës, duke lënë pas kandidatin tjetër Nenad Rashiç me rreth 32 % të votave.

Dragisha Miriç nga ‘Nova Partija Kosova’, ka fituar rreth 2 % të votave, ndërsa kandidati i vetëm shqiptar në këto zgjedhje, Shaip Berisha, nga LDK ka marrë 1.70 %.
 
Rezultati është bërë publik pas llogaritjeve të fletëvotimeve të 27 vendvotimeve në Graçanicë, pas mbylljes së votimeve ditën e sotme në orën 19:00.

Të vetmit që kanë votuar edhe pas orës 19:00 kanë qenë qytetarët që kanë qenë brenda qendrave, duke pritur në radhë. Sipas informacioneve, pjesëmarrja e banorëve të komunës së Graçanicës në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune ka qenë rreth 30%. 

Zgjedhjet e sotshme në Graçanicë u mbajtën për shkak se kryetari i mëparshëm Branimir Stojanoviç, u zgjodh zëvendëskryeministër i Kosovës.

Rezultatet e zgjedhjeve për të gjitha 27 vendvotimet janë si vijojnë:
Vladeta Kostić, G.I Srpska (64.95%)
Nenad Rasić, Progresivna Demokratska Stranka (31.52%)
Shaip Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës (1.70%)
Dragisa Mirić, Nova Partija Kosova (1.83%)

zgjedhjet

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf