Zgjedhjet në Holandë, testi i parë
i Europës përballë populizmit

Zgjedhjet në Holandë, testi i parë<br />i Europës përballë populizmit
Holanda sot i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme që do të drejtojë vendin.

Këto zgjedhje konsiderohen të rëndësishme, një test jo vetëm për vendin por për të gjithë Europën ndërsa rryma populiste është shtuar në kontinentin e vjetër.

Deri më tani, sipas sondazheve gara dominohet nga kryeministri Mark Rute i qendres së djathtë dhe nga ana tjetër një kandidat potencial është Geert Wilders, i cili mbështet një program kundër emigracionit. Madje ai ka shprehur idenë se do të largojë Holandën nga BE, do të mbyllë të gjitha xhamitë dhe do të ndalojë librin e shenjtë të fesë muslimane, Kuranin.

Zgjedhjet në Holandë po zhvillohen në një klimë të tensionuar diplomatike me Turqinë, ku palët kanë pezulluar komunikimin zyrtar për shkak të ndalimit të tubimeve që politikanët turq duan të zhvillojnë me shtetasit e tyre në kuadër të referendumit që synon ta shndërrojë Turqinë në republikë presidenciale.

2017 në fakt është një vit i rëndësishëm për të ardhmen e shteteve Europiane, pasi edhe shtete të tjera u drejtohen zgjedhjeve, sikurse Franca e cila në prill zgjedh presidentin ndërsa në Gjermani në shtator zhvillon zgjedhjet parlamentare. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)