ISLANDE - Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, që u zhvilluan të shtunën në Islandë, treguan kthimin në pushtet të partive të qendrës së djathtë.
Partia “Pavarësia” e cila kaq qenë në pushtet nga 1980-2008 mori 26.7% të votave, ndërsa ajo progresive 24.4%, duke siguruar 38 deputetë nga 63.
Ndërkohë partia në pushtet, ajo social-demokrate regjistroi një rënie prej 13% në vota.
Në këtë periudhë, mirëqenia ekonomike e Islandës pësoi një tronditje të thellë, kur tre bankat e vendit falimentuan ku në pushtet erdhën social-demokratët me një program masash shtrënguese, mbështetur mbi kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë.
Analistët e politikës thonë se ky është një kthim dramatik i partive që u fajësuan gjerësisht për kolapsin ekonomik të vitit 2008.
Tani dy partitë e qendrës së djathtë do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri të re të cilët kanë premtuar gjatë fushatës elektorale, një zbutje të politkave të masave shtrënguese që kanë sjellë pakënaqësira tek qytetarët.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com