TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama disa muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend, nga rrjeti social Twitter ka komentuar ditën e zgjedhjeve në Itali si një fitore të së majtës.
Edhe pse rezultatet përfundimtare pritet të shpallen në mbrëmje në Itali, duke iu referuar Exit-Polleve të para të cilat favorizojnë qendrën e majtë, Rama shkruan në Twitter se edhe më 23 Qershor Shqipëria do të shkojë majtas. Kjo sipas liderit të opozitës, është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.
“S’ka dyshim shpëtimi nga kriza është vetëm majtas! Edhe Italia zgjedh majtas për të kapur trenin e të ardhmes:-) Në 23 qershor rilind Shqipëria”, -shkruan numri një i opozitës në profiling e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ska dyshim shpetimi nga kriza eshte vetem majtas!Edhe Italia zgjedh majtas per te kapur trenin e te ardhmes:-)Ne 23 qershor rilind Shqiperia
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2013
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)