TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ftuar në një takim ambasadorin e SHBA, Arvizu për t’i paraqitur situatën politike, seç e sheh opozita si dhe kursin e ri opozitar. Lideri i opozitës ka folur për protestën ndaj votës së blerë, emërimet në polici. Zgjedhjet në Korçë tashmë janë në qendër të vështrimit të syrit të ndërkombëtarëve. Lulzim Basha, kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu për ta njohur pikërisht për aksionin politik që ka ndërmarrë opozita. Nga selia e PD, për gati një orë Basha i ka shpjeguar Arvizu agravimin e situatës politike, e cila po merr përmasa jo të vogla siç është edhe protesta që do të bëjë ditën e hënë PD, PDIU, PR, PDK e LZHK përpara kryeministrisë si një reagim kundër vjedhjes së votës.
Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se i ka shprehur ambasadorit Arvizu shqetësimin e opozitës dhe të mbarë qytetarëve për sulmin e paprecedentë ndaj votës në Korçë. "E njoha edhe me kursin ligjor dhe institucional që opozita ka nisur dhe po vazhdon si dhe me vendosmërinë tonë për të mos u dorëzuar e për të mos dorëzuar kauzën e demokracisë, shtetit ligjor, askujt që synon t’i zhbëjë këto arritje të patjetërsueshme të çdo shqiptari. Këto ishte tema e diskutimit dhe me këtë rast e informova ambasadorin me qëndrimin tonë si opozitë si dhe për hapat që kemi ndërmarrë dhe për ato që do të ndërmarrim”, është shprehur Basha.
Po ashtu, lideri i PD është ndalur edhe vendimet dhe veprimet që ka ndërmarrë qeveria “Rama” pas 23 qershorit. “E njoha me shqetësimin që vjen pas shqetësimeve të ngritura në raport me shkeljet ndaj Kushtetutës, shkelmimin e shtetit ligjor e sjelljen antiligjore të maxhorancës në të gjitha drejtimet veçanërisht ndaj institucioneve të pavarura, emërimeve të paligjshme kryesisht në Policinë e Shtetit, dhe në strukturat e tjera të shtetit”, tha Basha.
Arvizu
Ndërsa ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu u shpreh se ka marrë detaje nga kreu i PD Basha në lidhje me shqetësimet e opozitës. Në të njejtën kohë, Arvizu theksoi nga ana e tij se “ne besojmë se për çdo demokraci duhet të ketë respekt për shtetin ligjor si themel i demokracisë”. “Kemi marrë detaje për të gjitha shqetësimet e opozitës. Unë do ta diskutoj këtë çështje edhe me kolegët e mi. E falenderoj zoti Basha që më dha mundësinë për t’u njohur me shqetësimet e opozitës” tha ambasadori Arvizu. Ndërkohë në selinë e PD, Basha zhvilloi takime me dyer të mbyllura edhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Greqisë, të cilët i ka njohur sërish me shqetësimet e opozitës e sjelljen e mazhorancës ndaj shtetit.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com