Zgjedhjet në Preshevë
fiton PDSH, në Bujanoc PD

Zgjedhjet në Preshevë <br />fiton PDSH, në Bujanoc PD
PRESHEVE-Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar bindshëm Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit aktual te kesaj komune, Ragmi Mustafës. Numërimi i votave në këtë komunë pëfundoi në orën 4 të mengjesit të sotëm. Votimi është anuluar vetëm në një vendvotim në Bukuroc, ku zgjedhjet do të përsëriten. Sipas rezultateve të deritanishme:
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka marrë 6395 vota
Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka marrë 3758 vota
Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) ka marrë 2239 vota
Rilindja Demokratike (RD) ka marrë 1059 vota
Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) ka marrë 1099 vota

Ndërkaq në zgjedhjet lokale në Bujanoc sipas rezultateve të para jozyrtare numrin më të madh të votave e ka marrë partia e sapoformuar Partia Demokratike (PD) e ish-kryetarit të komunës, Nagip Arifi.
Partia Demokratike PD 4563 vota,
Partia për Veprim Demokratik PVD 3490 vota,
Lëvizja e Progresit Demokratik LPD 2340 vota
Unioni Demokratik Shqiptar UDSH 765 vota

Procesi zgjedhor dje filloi me disa vështirësi teknike nëpër vendvotime, për shkak se për herë të parë u votua me sistemin e ashtuquajtur të listave unike, që mundëson prezencën e numrit të madh të komisionerëve dhe vëzhguesve në vendvotime, të cilët delegohen nga disa parti dhe grupime politike dhe se zgjedhjet mbahen në tre nivele, lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Sipas te dhenave zyrtare të drejtë vote në tri komunat e Luginës, kishin 83.637 qytetarë.

Ndërkohë për derisa në Preshevë dhe Buajnoc procesi po zhvillohet me pengesat e sipërpërmendura, në Medvegjë dje u zhvilluan vetëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale për shkak të punës jo efikase të anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhorë në këtë komunë dhe anulimit për kohë të pacaktuar të zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet e djeshme u monitoruan nga përfaqësuesit e Organizatës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIR, nga ata të Misionit të OSBE-së dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Në Luginën e Presheves gjate dites se djeshme u vërejten forca të shtuara të sigurisë, por mesohet se nuk është shënuar ndonjë incident.

/rg/shqiptare.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)