Kjo është konfirmuar nga Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjatë një takimi më Ministrin Serb të Mbrojtjes Dragan Shutanovac.
Ata diskutuan çështje të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, ku theks të vecantë vunë në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi më 6 maj.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë u shpreh përmes nje deklarate se Shutanovac mirëpriti rritjen e numrit të trupave të KFORIT me qëllim krijimin e nje ambjenti më të sigurt per qytetarët e Kosovës dhe Metohisë.
Shutanovac këmbenguli për angazhimin e forcave të KFORIT në sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe në respektimin e marrëveshjes mes qeverisë serbe dhe OSBE. Rasmusen shtoi se ka njerëz apo segmente të caktuara të cilët kanë interes të shkaktojnë incidente gjatë zgjedhjeve. Ai kërkoi që KFOR të shmangë cdo incident të mundshëm.
Rasmusen theksoi gjithashtu se marrëdhëniet e mira që janë vendosur mes ushtrisë serbe dhe KFOR-it janë të një rëndësie jetike dhe se tani të dyja palët duhet të përmbushin detyrat që u janë lënë.
Rasmussen tha se KFOR do të ruajë pozicionin e saj neutral ndaj statusit dhe se ai do të veprojë në kuadër të mandatit të përcaktuar me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës.(ns/shqiptarja.com)