Zgjedhjet në Serbi, vëzhguesit e huaj
japin vlerësimin “procesi i lavdërueshëm”
Serbia ka marrë një lajm të mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët në një deklaratë për mediat sot kanë thënë se zgjedhjet e djeshme u bënë në përputhje të plotë të ligjeve, lirive dhe të drejtave themelore.
BEOGRAD- Serbia ka marrë një lajm të mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët në një deklaratë për mediat sot kanë thënë se zgjedhjet e djeshme u bënë në përputhje të plotë të ligjeve, lirive dhe të drejtave themelore.
Megjithatë, vëzhguesit theksojnë nevojën për nxitjen e pluralizmit të medias.
"Serbia ka kryer zgjedhje me të vërtetë demokratike, me një gamë të gjerë të opsioneve për votuesit dhe procedurave efektive. Mënyra përfshirëse dhe transparente në të cilat është kryer procesi i votimit është e lavdërueshme", tha Roberto Battelli, koordinatori i posaçëm që udhëhoqi misionin vëzhgues të
OSBE-së.
"Votuesit dhe përfaqësues të partive politike kanë shprehur shkallë të lartë besimin në procesin zgjedhor”, shtoi Battelli, raportojnë mediat serbe.
Vëzhguesit gjithashtu thanë se komisionet zgjedhore në të gjitha nivelet kanë kryer detyrën e tyre në mënyrë efikase dhe profesionale. Një vlerësim i shkon edhe Komisionit të Zgjedhjeve, që sipas vëzhguesve u tregua shumë transparent me mediat dhe informacioni është dhënë në kohë reale dhe i saktë.
"Ne jemi të impresionuar se standardi i lartë i procedurave në ditën e zgjedhjeve. Ishte në provë jo vetëm Beogradi por edhe qytete të tjera të mëdha, dhe zonat rurale”, tregon kreu i delegacionit të OSBE-së.
Në deklaratë është përmendur gjithashtu se një pikë tjetër pozitive janë mandatet e fituara nga pakicat.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Progresive Serbe ka fituar 158 vende në parlamentin e Serbisë, sipas njoftimit të Komisionit të Zgjedhjeve.
Tre partitë e pakicave do të jenë të përfaqësuara në parlament. Aleanca e hungarezëve të Vojvodinës me 6 mandate, Partia e Veprimit Demikratik të Sanxhakut 3 mandate, dhe partia shqiptare e Riza Halimit me 2 mandate.
Në një dalje mbrëmë të kryeministrit të ardhshëm të Serbisë, fituesi i padiskutueshëm i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Aleksandër Vuçiç u shpreh se ai është i vendosur për të vazhduar rrugën europiane të Serbisë.
Nga mesi i mandatit, u shpreh ai, populli i Serbisë do të shoh rezultate reale. Një premtim tjetër është lufta kundër korrupsionit në shtetin serb.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15