Zgjedhjet në SHBA, Arvizu: Për
5- 6 orë u numëruan 106 milionë vota
Në një prononcim për Tv A1 Report Arvizu nënvizoi se “për zgjedhjet 2013 kyçi gjetja e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve “. Ai u kërkoi gazetarëve të botojnë të plotë fjalimet e Obamës, Romneyt por dhe të sekretares amerikane të Shtetit si një apel për drejtuesit e këtij vendi se mbi interesat personale janë interesat e vendit, ndërsa amerikanët kontribuojnë duke kërkuar llogari.
TIRANE- Nga ambientet e hotel Rogner në Tiranë ku përfaqësues të ambasadës amerikane, diplomatë, deputetë, politikanë dhe gazetarë ndoqën live rezultatet e zgjedhjeve në SHBA Ambasadori Arvizu deklaroi se zgjedhjet janë themeli i demokracisë, dhe në SHBA duhen 5- 6 orë për të numëruar 106 milionë vota, dhe jo një javë apo 10 ditë
”“Në SHBA votuan më shumë 106 milionë votues. 95 përqind e votave janë numëruar dhe për ta bërë këtë është nevojituar 6-5 orë dhe jo një javë apo 10 ditë. Kjo është e rëndësishme dhe ne kemi disa avantazhe teknologjike. Por gjëja më e rëndësishme është të ecet përpara me shpejtësi dhe kur nuk e bën këtë humbet besimin e njerëzve”- tha Arvizu në fjalën e tij të mbajtur menjëherë pas fitores së Obamës.
Në një prononcim për Tv A1 Report Arvizu nënvizoi se “për zgjedhjet 2013 kyçi gjetja e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve “. Ai u kërkoi gazetarëve të botojnë të plotë fjalimet e Obamës, Romneyt por dhe të sekretares amerikane të Shtetit si një apel për drejtuesit e këtij vendi se mbi interesat personale janë interesat e vendit, ndërsa amerikanët kontribuojnë duke kërkuar llogari.
“Do doja që miqtë e mi gazetar të më ndihmojnë. Fjalimi i presidentit dhe i guvernatorit Romney të botohen në gazetë të plota. Ju lutem lexojini dhe rikthejuni gazetave të shtypura, lexoni fjalimin e Sekretares së shtetit dhe do shikoni sa të ngjashëm kanë qenë fjalimet. Njëri prej tyre është mbajtur nga njëri që është nga presidenti. Besoj që fjalimi i presidentit Obama dhe guvernatorit Romney dhe ajo e sekretares së shtetit Klinton në Tiranë janë të ngjashme dhe kanë një temë të përbashkët që zgjedhjet janë themeli i një demokracie dhe punohet fort dhe punohet për fituar, luftohet për të fituar por ku përfundohet ka marrë fund. Mbi 100 milionë amerikanë nuk kanë votuar për Obamën. Ata kanë menduar që dikush tjetër do të ishte një president më i mirë por ashtu sikur e tha edhe presidenti Obama ai nuk është vetëm i atyre që votuan por është president i gjithsecilit dhe çdo amerikan këmbëngul që Obama të bëjë një punë të mirë dhe të udhëheqë në mënyrë efikase. Ky është detyrim i tij, ndaj qytetarëve dhe kjo është dicka që cdo amerikan e kupton dhe e respekton. Obama është president dhe i shteteve me të kuqe por dhe i të tjerave. Puna e madhe në qeverisjen e një vendi nuk mund të bëhet vetëm, me një kandidat por me një parti, por duhet një përpjekje e përbashkët. Sikurse tha Klinton ajo dhe Obama kanë punuar në mënyrë efikase sepse ata e duan vendin e tyre, Ajo nënvizoi sesi shqiptarët e duan Shqipërinë. Gjithka ishte emocionue zgjedhjet mbaruan tani fillon qeverisja. Ajo ka për tia dalë mbanë vetëm kur të dy punojnë së bashku dhe qytetarët marrin pjesë duke kërkuar llogari.”- tha Arvizu.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56