Zgjedhjet në SHBA, "Jam republikane
por nuk do të votoj për Donald Trump"

Zgjedhjet në SHBA, "Jam republikane<br />por nuk do të votoj për Donald Trump"
Nuk aspak çudi që Donald Trump nuk gëzon mbështetje të madhe mes vetë republikanëve, duke pasur parasysh vlerat konservatore që mbart kjo parti.
 
Allison Hiestand është studente në Universitetin e Virxhinias dhe anëtare e grupit republikan aty vjen nga një familje tradicionale në Charlottesville, vendlindja e një prej etërve themelues të kombit Thommas Jefferson.
 
Pavarësisht pasionit me të cilin flet për Partinë Republikane dhe vlerat e saj, ajo e pranon hapur se nuk ka ndërmend të votojë për Donald Trump. Si shumë të rinj, edhe Allison ka vendosur të zgjedhë një kandidat nga partitë e vogla.
 
“Unë jam një republikane por nuk do të votoj për Donald Trump sepse nuk mendoj që ai përfaqëson vlerat e Partisë Republikane në masën e duhur.
 
Mendoj se ai po bën një fushatë shumë të keqe sa I përket apelit ndaj minoriteteve, grave apo të tjerëve.
 
Mendoj se disa prej politikave të tij janë shumë ksenofobike dhe mbi të gjitha ai nuk ka eksperiencë si politikan dhe është treguar shumë I pasjellshëm ndaj disa prej figurave të mirënjohura republikane.Ky është problemi personal që unë kam me të por natyrisht njerëzit kanë mendime të ndryshme”.
 
Allison e takuam në zyrën elektorale të Tom Garret, I cili kandidon në këto zgjedhje për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, ku ajo është vullnetare me shumë të rinjt të tjerë republikanë. Edhe pse punon për të bindur të tjerët të mbështesin senatorin e Virxhinias, ajo e shpreh hapur pakënaqësinë me kandidatin kryesor të Partisë për president dhe faktin që ai nuk përfaqëson aspak zërin e të rinjve në këto zgjedhje.
 
“Mendoj se të rinjtë do të mbështesin më shumë kandidatët e partive të treta veçanërisht në këto zgjedhje ku kemi dy alternativa aspak të pëlqyeshme, si Trump dhe Klinton. Mendoj se ky është opinion shumë I përhapur vecannërisht kur e krahason me zgjedhjet e kaluara ku morën pjesë disa prej anëtarëve më të respektuar të partisë. Besoj se këto zgjedhje janë padyshim momenti për të treguar veten realisht”.
 
Një sondazh I fundit I Universitetit Quinnipiac tregon se 44 % e votuesve të moshave mes 18 dhe 34 vjeç thonë se do të votojnë ose për Gary Johnson ose për Jill Stein. madje është shumë interesante se si po në këtë sondazh, Johnson ia kalon edhe Trump me 29 % kundrejt 26 %. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar