Zgjedhjet në Shqipëri, raporti:
Problem shit-blerja dhe financimet

Pak ditë më parë është publikuar raporti për Integritetin e Zgjedhjeve për vitin 2017. Raporti i hartuar nga Pippa Norris, Thomas Ëynter dhe Sarah Cameron analizon edhe zgjedhjet në Shqipëri në datë 25 qershor për parlamentin e ri. Raporti e rendit Shqipërinë krah Bullgarisë në Europë për nivelin e zgjedhjeve, por edhe vendeve si Nepali dhe Liberia.

Këto vende cilësohen me zgjedhje të rregullta, por problematikat si shit-blerja apo presionet cënojnë drejtpërdrejt integritetin zgjedhor. “Problemet e zgjedhjeve në Shqipëri janë; shitblerja e votave, politizimi i organeve zgjedhore. Këto janë çështje që minojnë procesin e zgjedhjeve”. Një tjetër problem që ngrihet në raportin e publikuar për zgjedhjet e 2017 është edhe mungesa e transparencës së llogarive financiare nga partitë dhe kandidatët.

Këto probleme janë theksuar edhe nga raporti i OSBE-së, ndërkohë që prej pak kohës është ngritur komisioni i Reformës Zgjedhore, që synon të zgjidhë rekomandimet nga ndërkombëtarët.

Pjesë nga raporti per zgjedhjet ne Shqiperi
Pjesë nga raporti per zgjedhjet ne Shqiperi


RAPORTI I PLOTE PER ZGJEDHJET

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë

Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë