VENEZUELE - Presidenti i përkohshëm i Venezuelës Nicolas Maduro dhe rivali i tij Henrique Capriles mbyllën fushatat e tyre elektorale me mitingje masive në qytete të ndryshme.

Të dy kandidatët mbyllën fushatën zyrtare me mitingje ku morën pjesë mijëra mbështetës të tyre dhe u kanë premtuar atyre se do të përpiqen për të zgjidhur problemet themelore në Venezuelë.

Nicolas Maduro marshoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke valëvitur një flamur të Venezuelës dhe u bëri thirrje votuesve, që të ndjekin "Komandantin Chavez si udhëzues shpirtëror të atdheut."

Shumica e sondazheve të opinionit japin një avantazh të fortë Maduros në zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen më 14 prill.

Këto zgjedhje priten të jenë përcaktuese për të mësuar kursin e ri të Venezuelës, që prej politikës social-nacionaliste të Chavezit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)