TIRANË- Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë denoncime për vjedhje votash për zgjedhjet e 14 majit, në disa qytete.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, ka iniciuar hetime proaktive, të cilat po kryhen në drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Strukturat e Policisë në Has, Kavajë, Patos, Kukës dhe Durrës, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë aktualisht në hetim, denoncime nga subjekte të ndryshme, për çështje që lidhen me procesin zgjedhore”, tha drejtori i Policisë për rendin dhe sigurinë publike në policinë e shtetit, Rebani Jaupi.
Në një dalje para medias, Jaupi, bëri publike masat për mbarëvajtjen e procesit.
“Duke filluar prej orës 18:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të procesit zgjedhor, të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, kalojnë në gatishmërinë “Shërbim i Përforcuar”, tha Jaupi.
Jaupaj theksoi se për mbarëvajtjen e fushatës dhe të procesit zgjedhor, janë trajnuar 7530 punonjës policie, dhe është bërë plani konkret për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.
“Brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja dhe listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor”, shtoi.
57 objekte të rëndësisë së veçantë sipas Jaupit, do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando” për të shmangur çdo incident dhe për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
28.4%
-
Të gabuar
65.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar
23 Korrik, 18:12
-
Zbulohet kush e financoi (zyrtarisht) Belind Këlliçin! Kërkoi para edhe nga gruaja dhe mamaja! Njerëzit e Berishës i paguajnë TV-në e familjes/ JA EMRAT
23 Qershor, 08:04
-
Metamorfoza/ Pyetet në SPAK Rebani Jaupi! Zbulohen detaje të reja nga operacioni i lojërave të fatit
8 Qershor, 17:48
-
U kallëzua nga Rithemelimi se ushtroi presion ndaj administratës në zgjedhjet vendore, kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK
22 Maj, 10:52
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm në 3.88% të qendrave të votimit s’funksionoi teknikisht identifikimi elektronik, por u krye ai fizik
14 Mars, 14:50
-
Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit më datë 28-29, Zelensky mbërrin sonte në Tiranë! Ja rrugët që bllokohen nga sot
27 Shkurt, 09:36
-
Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga pas konfliktit për numërimin e votave, arrestohet Fatbardh Ismaili në Kurbin (VIDEO)
4 Shkurt, 13:25
-
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari vihet sërish në rrezik! KAS pranon ankimimin e ‘BF’: KQZ ta shqyrtojë
5 Janar, 12:32
-
U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon për korrupsion koordinatorin e PL-së Kristo Agalliun dhe Agron Durajn
19 Dhjetor 2023, 09:30
-
Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë
5 Dhjetor 2023, 10:53
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis rinumërimi verifikues në 526 kuti! 40 qendra në verifikim nga votimi dhe numërimi elektronik
6 Nëntor 2023, 07:41
Ik o polic kot ik se le name. Ne mes te Tiranes po shiten votat si delet ne treg. Po do emra me thuaj?
Përgjigju