SOFJE - Në prag të zgjedhjeve elektorale legjislative të parakohshme në Bullgari, organet e policisë kanë sekuestruar 350 mijë skeda elektorale të paligjshme.
Lajmin e bën të ditur Ansa, e cila njofton se skedat janë gjetur në lokalitetin e Kostinbrod, rreth 15 km larg kryeqytetit Sofje në një tipografi, e cila kishte stampuar një sasi skedash elektorale me kontratë të rregullt me qeverinë.
Një eksponent i Prokurorisë bëri të ditur se është gjetur një sasi skedash shumë herë më madhe se sa ajo që ishte porositur.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com