Kryeministri bullgar Andrey Gyurov tha pasditen e së dielës se ka informacion për rreth 50 persona me imunitet që mund të përfshihen në blerje votash në orët e fundit të procesit.

Sipas tij, këta persona po shihen si një përpjekje e fundit për të siguruar hyrjen në Parlament. Ai shtoi se Ministria e Brendshme po i monitoron dhe do të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

“Ju mund t’i ndalni me votën tuaj,” shkroi Gyurov, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim.

Procesi zgjedhor po shkon drejt mbylljes, ndërsa vëmendja e mediave bullgare mbetet te respektimi i rregullave dhe shmangia e manipulimeve.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, dalin sondazhet e para: Ish-presidenti pro-rus drejt fitores, Radev: Do bëj çmos të parandaloj zgjedhje të reja