Zgjedhjet në Dibër, Balla: Basha ka
vendosur vëzhgues Alikon e Lazaratit

Zgjedhjet në Dibër, Balla: Basha ka<br />vendosur vëzhgues Alikon e Lazaratit
N/kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha ka vendosur si kryevëzhgues të zgjedhjeve në Maqellarë të Dibrës, Dasho Alikon.
 
Balla thotë se populli dhe për më shumë demokratët e thjeshtë ndihen të fyer nga urdhri i Bashës për të vendosur kryetarin e fundit të Republikës së kanabisit në Lazarat Dasho Alikon.
 
N/kryetari i grupit të majtë shprehet se Aliko nuk ka eksperiencë në procese zgjedhore, pasi në Lazarat nuk bëheshin kurrë zgjedhje, sepse sipas tij mbjellja e kanabisit, mbulohej me votat pa numërim në favor të Saliut.
 
Taulant Balla mbyll reagimin duke i bërë thirrje PD që të heqë Alikon nga Dibra, pasi 'Ke plot demokratë të ndershëm dibranë që për 25 vite kanë vëzhguar e administruar zgjedhjet ne Maqellarë e kudo".
 
Statusi i plotë i Taulant Ballës
Ne Maqellare populli dhe per me shume demokratet e thjeshte ndihen te fyer nga urdheri i Bashes per te vendosur kryetarin e fundit te republikes se kanabisit ne Lazarat Dasho Alikon si kryevezhgues te zgjedhjeve diten e neserme.

Si ka mundesi qe duan t'i fyejne kaq shume dibranet me keta lloj njerezish qe Basha ka sjelle per te administruar procesin e zgjedhjeve.
A thua ka eksperience ne procese zgjedhore Dasho Aliko?

Jo. Sepse ne Lazarat nuk beheshin kurre zgjedhje. Sepse mbjellja e kanabisit, mbulohej me votat panumerim ne favor te Saliut.
A po i fyen Lulzim Basha dibranet?

Po. Cdo dite. Dibranet t'i lexojne letrat ne xhep o Lul. Jabanxhiun e respektojne, por nuk e bejne te pare shpie. Nuk mund te behet Dasho Aliko i pare ne Diber.
Prandaj hiqi dashot nga lista e vezhguesve.

Ke plote demokrate te ndershem dibrane qe per 25 vite kane vezhguar e administruar zgjedhjet ne Maqellare e kudo.
dasho
Lista e vëzhguesve të PD e publikuar nga Balla në Facebook

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim