Zgjedhjet në Gjermani, kreu i CDU-së mbështetet nga partia e tij në garën si pasues in Merkel

Zgjedhjet në Gjermani, kreu i CDU-së mbështetet nga partia e tij në garën si pasues in Merkel

Armin Laschet ka fituar mbështetjen e partisë së Kancelares gjermane Angela Merkel për të kandiduar si pasues i Mekrel në zgjdhjet e përgjithshme të Shtatorit si kancelar i Gjermanisë , për nënët vitet në vijim.

Kreu i Demokristianëve (CDU) u mbështet nga 77.5% e anëtarëve të bordit ekzekutiv të partisë, ndërkohë që rivali i tij Markus Söder, i cili kryeson partinë simotër bavareze të CDU-së CSU, u mbështet nga 22.5% e bordit.

Armin Laschet, pasardhësi i kancelares Angela Merkel në drejtimin e Partisë CDU është zgjedhur me 31 vota kandidati, i cili do të garojë për kancelarinë gjermane në zgjedhjet që zhvillohen në shtator.

Laschet, 60-vjeç, u zgjodh drejtues i CDU në janar dhe është gjithashtu kryeministri i Westfalisë, landi më i populluar i Gjermanisë.

Zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë që zhvillohen në 26 shtator janë të paparashikueshme, kryesisht sepse kancelarja aktuale nuk kërkon rizgjedhjen.

Angela Merkel u zotua në 2018 të mos kërkojë një mandat të pestë katër-vjeçar.

Rezultati i shtatorit mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë dhe t’i japë një partie të re mundësinë për të mbajtur rolin kryesor të kancelarit..

Zonja Merkel nuk shprehu publikisht një preferencë për asnjërën nga kandidatët e mundshëm. Sidoqoftë, aleanca konservatore po përballet me një rënie të popullaritetit pas pandemisë, duke rënë në rreth 27% në sondazhe.

Sondazhet e fundit kanë treguar që të Gjelbrit rendin të dytët pas Unionit dhe përpara partisë së madhe të qendrës së majtë tradicionale të Gjermanisë, Social Demokratëve. Një ditë më parë të Gjelbërit zgjodhën kandidaten e tyre për kancelarë Annalena Baerbock. Baerbock, 40 vjeçare ka të ngjarë të jetë gruaja e vetme në garë. Ajo u bë bashkë drejtuese e të Gjelbërve tre vjet më parë, pasi kishte shërbyer më parë si zëdhënëse e saj për klimën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja