Zgjedhjet në Gjermani, shqiptarët fitojnë vende në këshillat rajonalë

Zgjedhjet në Gjermani, shqiptarët fitojnë vende në këshillat rajonalë

Kol Gjoka, këshilltar në pushtetin lokal në qytetin e Elmshom

Kol Gjoka një 48 vjeçar nga Mirdita që jeton në Gjermani prej vitit 1996, në zgjedhjet e fundit në Gjermani është zgjedhur këshilltar në pushtetin lokal në qytetin e Elmshom. Ai dhe më herët ka kandiduar nën logon e CDU-së por vetëm tani ka mundur të fitojë një mandat në këshillin lokal.

Qyteti ka rreth 48 mijë banorë. Kol Gjoka ka zbarkuar në Gjermani si emigrant i thjeshtë dhe më pas është marrë me sipërmarrje private.

Prej vitesh ai ka angazhim në CDU dhe lobon pozitivisht për imazhin e Shqipërisë në Gjermani.

Report Tv mëson se një tjetër shqiptare po në logon e CDU është zgjedhur këshilltare ne qytetin Lubeck po nën logon e partisë së Angela Merkel. Qyteti ka rreth 200 mije banorë.

Zgjedhja në këshillat e qyteteve është tregues i qartë i integrimit të Shqiptarëvë në Gjermani, teksa mësohet se në zgjedhjet e fundit kanë qënë 4 shqiptarë kandidatë për këshilltarë në njësitë lokale në Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja