Zgjedhjet në Himarë, Dule: Doni të rrëmbeni pronat, të ndaloni greqishten e të përçani qytetarët! Spiropali: Tavo nuk troket në dyert e padronëve, do i japim zgjidhje halleve të Himarës

Deputeti Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali replikuan në seancën e sotme plenare. Dule akuzoi mazhorancën se kërkon të grabis pronat e himariotëve dhe të heq gjuhën greke. Nga ana tjetër u përgjigj Spiropali që thekson se PS do i jap zgjidhje halleve të himariotëve.

Dule: I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.

Spiropali : Zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje drejt zgjidhjeve. Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit. Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do ti Himarës japim zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës.  Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën.


Lajmi kryesor:

Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?