
Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve të pjesshme që po mbahen në Himarë. Në gjuhën greke ish-kryebashkiaku i arrestuar i Himarës thotë se minoriteti po bën betejën përfundimtare.
Ai shkruan greqisht dhe flet me bindje për minoritet etnik grek.
Zemra ime sot është në Himarë, shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën greke.
Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.
Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme.
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë më 12 maj të 2023, në Himarë, me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', për blerjen e 8 votave, një votë 5 mijë lekë, gjithsesj 40 mijë lekë. Me vendim të konfirmuar nga Apeli i GJKKO-së, Fredi Beleri është dënuar me dy vite burg.
Fakti i pakundërshtueshëm është se Himara është dhe do të mbetet shqiptare.
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
42.2%
-
Vit i keq
30.2%
-
Njësoj
27.6%
Vota total: 199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlora pa ujë prej mbi 48 orësh, defekt i rëndë në linjën kryesore! Momenti kur shpërthen tubacioni
27 Dhjetor, 15:57
-
Sekuestrohen 179 fishekzjarre në një market në Vlorë, vihet nën hetim shitësja (VIDEO)
27 Dhjetor, 13:11
-
Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec, pamje e rrallë e bregdetit (VIDEO)
26 Dhjetor, 15:10
-
Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, ndërron jetë 42-vjeçari
26 Dhjetor, 10:09
-
Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 12:30
-
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%
25 Dhjetor, 12:15
-
VIDEOLAJM/ Plazh dhe Krishtlindje, qytetarët sfidojnë temperaturat në Himarë
25 Dhjetor, 11:55
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi në Himarë 'ndërron rrugë', këtë vit lë skafin dhe vjen me parashutë
25 Dhjetor, 11:29
-
Vlorë/ Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në kishën ‘Shën Theodhorit’, besimtarët urojnë për paqe e begati
25 Dhjetor, 11:09
-
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
25 Dhjetor, 10:29
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë (VIDEO)
24 Dhjetor, 19:17
-
‘Zhbllokohet’ Aeroporti i Vlorës, Apeli i rikthen Pacollit të drejtën e votës por s’mund të shesë 47% të aksioneve që i pretendon ortaku
24 Dhjetor, 13:13