Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 8 parti për 2 kandidatë! PS garon e vetme, PD me koalicion partish opozitare

Përballë Partisë Socialiste, opozita pritet të krijojë një koalicion me 10 parti politike për zgjedhjet e kryetarit të ri të Bashkisë së Himarës që mbahen më 4 gusht mes dy kandidatëve Vangjel Tavo e Petro Gjikuria.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, teksa kjo e hënë shënoi afatin e fundit për regjistrimin e subjekteve politike, krahas Partisë Socialiste e Partisë Demokratike, janë depozituar kërkesat për regjistrim edhe të 9 aleateve të së djathtës: PBDNJ e Vangjel Dules që pati ekskluzivitetin e zgjedhjes së kandidatit, Partia e Lirisë, PDK e Nard Ndokës, Partia Republikane, Balli Kombëtar dhe FRD e Sali Shehut, paa, Balli Kombëtar demokrat e Bashkimi Demokrat Shqiptar të cilat pritet të bashkohen në një koalicion me drejtuese Partinë Demokratike.

Kjo e fundit as në këto zgjedhje nuk ka hequr dorë nga zakoni i vjetër për të depozituar në limitet e afateve ligjore kërkesën e saj për t’u regjistruar. Me një vendim të Gjykatës së Apelit në duar, PD pritet që për herë të parë të regjistrohet në zgjedhje me Sali Berishën kryetar.

Pas regjistrimit, palët politike kanë afat deri më 24 korrik ora 12:00 për të formalizuar koalicionin, fushata zyrtarisht do të nisë pas 5 ditësh të shtunën e 27 korrikut për t’u lënë kohë 1 javë dy kandidatëve Tavo e Gjikuria për fushatë.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit, pasi ky i fundit u dënua me vendim të formës së prerë me dy vite burg për blerje votash.

Lista e partive që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2. Partia e Lirisë (PL);
3. Partia Republikane (PR);
4. Partia Demokristiane (PDK);
5. Partia Balli Kombëtar (PBK);
6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7.  Fryma Re Demokratike (FRD);
8.  Partia Demokratike (PD);
9.  Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);
11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH).

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari