Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) është në ndjekje të procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kolonjë.
Deri më tani është ndjekur veprimtaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe operatorëve të tjerë zgjedhorë, ecuria e procesit për përgatitjen e ditës së zgjedhjeve dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore.
Në këtë kuadër KVV publikoi me datë 16 Nëntor 2016 një dokument si një qëndrim publik ndaj ecurisë së deri tanishme të procesit.
Në frymën e veprimtarisë së Koalicionit, në monitorimin e proceseve jo ngushtësisht në terma zgjedhorë, por edhe në forcimin e demokracisë dhe mirëqeverisjen në vend, dokumenti është një analizë e procesit në kontekstin e gjerë. Dokumenti mbi problematikat dhe gjetjet mbi ecurinë e procesit zgjedhor në vetvete parashikohet të publikohet pas shpalljes së rezultatit.
Në analizën e procesit zgjedhor, Qëndrimi Publik ndalet në katër çështje si: Precedenti i Zgjedhjeve në Bashkinë Dibër, Fushata Zgjedhore në Bashkinë Kolonjë, Reformën Administrative-Territoriale dhe Politizimin e Qeverisjes Vendore. Në të katërta këto pikëvështrime, përpiqet të ngrihet shqetësimi i ecurisë institucionale dhe qeverisjes në vend.
Problematikat dhe shqetësimet në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, krahasuar edhe me ecurinë në Bashkinë Dibër, shihen si pjesë e një fenomeni më madhor.
KVV vlerëson se ka një vazhdimësi në përpjekjet e partive politike në politizimin e qeverisjes vendore dhe funksionalizimin e saj ndaj qeverisjes qendrore dhe debatit politik. Përpjekje që jo vetëm kërcënojnë traditën e brishtë të qeverisjes vendore në vend dhe nismave më të fundit të legjslatorit në forcimin e qeverisjes vendore, por ajo që përbën shqetësimin më madhor ka të bëjë me relativizimin e kësaj qasje.
Vijueshmëria e këtyre fenomeneve në proceset zgjedhore po imponohet si normalitet që prej lidershipeve politike, strukturave lokale partiake dhe deri tek vetë qytetarët.
Nga vëzhgimi i kryer së fundmi, por dhe në përvojën e deri më sotme, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ngre me forcë shqetësimin se përvojat jo të suksesshme deri më sot të proceseve zgjedhore, kriza e vazhdueshme e demokracisë shqiptare, po deformojnë pritshmëritë dhe besimin e qytetarëve ndaj proceseve zgjedhore apo edhe vetë demokracisë.
/Shqiptarja.com