Zgjedhjet në Kolonjë, mobilizohet
PD, dilema e Bashës për kandidatin

Zgjedhjet në Kolonjë, mobilizohet<br />PD, dilema e Bashës për kandidatin
Ende pa zbutur plaga e Dibrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, befas është para një sfide tjetër elektorale, e cila mund t’i qetësojë apo t’i trazojë më tej ujërat në partinë më të madhe në opozitë.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo u hap rrugë zgjedhjeve të reja, duke e kthyer Ersekën, ashtu si Dibrën, në një tekst politik si për mazhorancën ashtu edhe për opozitën shqiptare.

Ndonëse kreu i shtetit Bujar Nishani nuk ka dekretuar ende datën për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë Kolonjë, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet këtë të hënë, për të evituar një tjetër humbje të mundshme, e gjatë radhazi që nga zgjedhjet 2011. Sipas burimeve, kryetari Berisha ka zhvilluar një takim me një rreth të ngushtë për strategjinë që do të ndiqet për Kolonjën.

Në fokus të takimit është profili i kandidatit dhe taktika zgjedhore. Ndërkaq, Viktor Duro, kandidati që humbi përballë Malos në 2015, u shpreh se dega e PD është në pritje të udhëzimit të kryetarit Basha. Megjithatë, dega e PD Kolonjë, po gjatë kësaj të hënë, ka nisur mobilizimin për sfidën e zgjedhjeve, në përpjekje për të evituar fatin e Dibrës, ndërsa nuk mundon as lakimi i kandidaturave të mundshme.

Dilema e kandidatit  
Lulzim Basha duket se ka një dilemë të madhe sa i takon kandidatit për Bashkinë e Kolonjës.

Dilema konsiston nëse do të zgjedhë një kandidat të profilit të lartë politike, duke e kthyer sfidën në politike, sikundër operoi në Dibër apo në zgjedhjen e një profili të ulët vendas, duke ulur rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

Nëse Lulzim Basha do ta kthejë sërish sfidën në personale, duke i konsideruar zgjedhjet si një tregues i pakënaqësinë ndaj qeverisë, atëherë kandidatë potencialë janë Ridvan Bode, Edmond Spaho dhe Gjergji Papa.

Profili më i lartë i mundshëm përpos ish-kryefinancierit të qeverisë Berisha, Ridvan Bode, është edhe Edmond Spaho. Por, sipas burimeve, Spaho nuk ka pranuar kategorikisht, madje as që të përflitet si një kandidat i mundshëm, me se duket për të evituar fatin e Sherefedin Shehut.

Shifrat
Referuar zgjedhjeve të 2015, koalicioni i majtë favorizohet në zgjedhjet e reja për drejtimin e Bashkisë së Kolonjës. Konkretisht, në zgjedhjet lokale të 2015, kandidati i majtë, i propozuar nga LSI, Arben Malo mori 4,437 vota ose 53.45 %, ndërsa kandidati i djathtë Viktor Duro ka marrë 3,710 vota ose 44.69 %.

Për në zgjedhjet për drejtimin e Bashkisë së Kolonjës, ka garuar edhe kandidati i PSD së Skënder Gjinushit, Paqësor Cane, i cili ka marrë 54 vota ose 1.86 %.

Ndërsa sa i takon votës politike për këshilltar, koalicioni i majtës ka marrë 5,808 vota 70.47 %, ndërsa koalicioni i djathtë, 2,379 vota ose 28.86 %. Siç duket, shifrat favorizojnë PS-LSI, por humbja gjithsesi nuk është e justifikueshme për asnjërën palë. 



dy.b/shqptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas