TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se PS damkosi dhe shkatërroi me paratë e pista zgjedhjet e mbajtura në Korçë.
Reagimi vjen një ditë pasi "Fiks Fare" publikoi një video ku Shtabi Elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.
Basha thotë se kjo veprimtari kriminale u organizua nën hundën dhe bekimin e Edi Ramës me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme
“Fiks Fare kapi me presh në duar bandën që blente vota në bazë të një plani të detajuar të organizuar në zyrat e PS-së. Banda e filmuar nga kamerat e Fiksit dhe për të ushtruar presion mbi zgjedhësit ushtruan veprimtarinë e tyre kriminale nën hundën dhe bekimin e Edi Ramës, me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Basha.
Basha tha se ky është një krim i rëndë jo vetëm ndaj qytetarisë por dhe blerjes së votës dhe i kërkon prokurorisë të hetojë burimin e parave.
“Prokuroria në mënyrë urgjente të kryejë sekuestrimin e të gjitha materialeve në selinë e PS-së dhe të hetojë organizatorët që përdorën paratë e mafias të blejnë pushtetin e bashkisë së Korçës. Hetimi duhet domosdoshmërit të shtrihet tek burimet e financimit.”
Ai shtoi se PD shumë shpejt do të zyrtarizojë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe krijimin e kushteve për përsëritjen etyre me garanci kushtetuese.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PS: Studentët u paguan për rrugën