Gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Zubin Potok, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves tha se Kosova ka nevojë për një kuvend, qeveri dhe president të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u shpreh se shumë qytetarë shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit dhe theksoi se do të ishte në interes të vendit që partitë politike të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve pas përfundimit të procesit zgjedhor
“Puna jonë është të sigurohemi që të kemi një pasqyrë të qartë në të gjithë Kosovën për atë që po ndodh. Njerëzit në qendrat e votimit kanë qenë shumë ndihmues dhe mikpritës. Dua t’i përgëzoj ata dhe të gjithë ata që po mundësojnë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse është e nevojshme të shkohet sërish në zgjedhje, atëherë kjo do të ndodhë. Por do të ishte shumë mirë nëse pas këtyre zgjedhjeve partitë politike do të mund të arrinin një marrëveshje, jo vetëm për kuvendin dhe qeverinë, por edhe për zgjedhjen e presidentit. Unë mendoj se Kosova ka nevojë për një kuvend, një qeveri dhe një president sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa partive u takon të përcaktojnë renditjen dhe rezultatin e këtij procesi”, u shpreh ambasadori britanik.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, mbi 445 mijë votues deri në orën 15:00! Priten exit pollet e para, Ambasadorët apel partive: Formoni sa më shpejt institucionet e reja








