Në zgjedhjet kuvendore të shkurtit të këtij viti, Vetëvendosja e Albin Kurtit arriti të sigurojë vetëm 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Me ndihmën deputetëve të pakicave joserbe, ai arriti të kapë deri në 57 vota për mandatin e tij kryeministror – 4 më pak se 61 që i duheshin. Si rrjedhojë, do të zhvillohen përsëri zgjedhje kuvendore në Kosovë.
Këtë të djelë, votuesit e Kosovës, brenda e jashtë saj, votojnë për Kuvendin e ri të Kosovës. Por ka dy ndryshime të rëndësishme elektorale nga zgjedhjet e shkurtit.
Së pari, me stërzgjatjen e proceseve parlamentare, Albini arriti që t’i shtyjë zgjedhjet deri tani, më 28 dhjetor, kur shumë votues nga diaspora vijnë të kalojnë pushimet në Kosovë. (SHËNIM: Vetëvendosja ka patur epërsi vitet e fundit në diasporë...)
Së dyti, ‘Nisma’ e Limajt është shkëputur nga koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt (në zgjedhjet e shkurtit ‘Nisma’ e Limajt siguroi 3 ulëse në Kuvendin e Kosovës në koalicionin me Haradinajn). Duke garuar më vete tani, ‘Nisma’ e Limajt duhet të kapë pragun 5% në rang shtetëror. Përndryshe, 3 ulëset e saj mund t’i shkojnë përpjestimisht Vetëvendosjes dhe PDK-së (e para dhe e dyta në renditje).
Një ndërthurje statistikore e votave të diasporës, me një dështim të ‘Nismës’ për ta kapur pragun 5%, mund të prodhojë deri në 51 ulëse për Vetëvendosjen. Dhe Albinit pastaj thjesht do t’i duhen votat e 10 deputetëve të pakicave joserbe, për ta rikapur kryeministrinë…
Komente








Po nuk u zgjodh Albini si kryeminister mbaron Kosova dhe vijn hajdutet ne qeveri ku blejn nji hektar toke per 3mij Euro mos flasim per skandale tjera koruptive,por sote nuk i don askush te sinqertit dote bejne gjithcka per ta penguar Shqipetaret nuk mesojn kure vazhdojn ti mbeshtesin te koruptuarit ,e njejta ndodh ne Shqiperi me Berishen ne vend qe ta hudhin te fundurinat ju e mbeshtesni akoma sa jeni paguar per ta bere kete.
Përgjigju