Gjoni mbron Priftin: S'është turp që kardiologu më i mirë të ketë mbi 200 mijë euro, po miliona eurot e Rrugës së Kombit? Nga Luli, merr mandatin e 3-të Rama

Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar zgjedhjet në Kosovë duke thënë se arriti ti japë një shembull vendit tonë për zhvillimin e procesit demokratik dhe të barabartë. Ndërsa në vendin tonë sipas Gjonit, edhe pse jemi në 2021 s'mund të themi se jemi në gjendje të numërojmë votat e qytetarëve.

"Kosova na ka bërë me turp, një vend pa ndihmë ndërkomëbtare arrin të bëjë zgjedhje të lira të barabarta, garë me konkurencë të pastër, pa incidente, shpall fituesin humbësit pranojnë humbjen dhe i urojnë fat të mbarë fituesit. Ne sot në 2021 ende sjemi në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend në europë që ska mundësi tu garantojë votën zgjedhësve.

Në nenin 1 flitet për një shtrim të vullnetshëm të të sëmurit mendor, por mua më shqetëson nënshtrimi i vullnetshëm i një populli të shtypur ndaj kësaj lloj qeverisje. Një popull që nuk ka shpresë që nmund të ketë dritë në fund të tunelit. Unë e them këtë sepse djalli fle në detaje, te ligji. Të hedhim sytë nga Kosova, pasi Kosova na ka bërë me turp. Një vend që nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE arrin që të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta, numëron votat brenda ditës, shpall fituesit dhe humbësit i urojnë fat fituesit. Ne sot në Shqipëri në vitin 2021 nuk jemi ende në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend që s’kemi mundësi t’i garantojë votën zgjedhësit".

Gjoni i ka dalë në krah edhe mjekut Edvin Prifti, i dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro. Ndërkaq ai ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, që do ti japë mandain e 3 kryeministrit.

"Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën, dhe në kthim dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar.

Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë", tha Gjoni.


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës e Shkodër! Sot vijnë 7020 doza vaksina nga Pfizer! Murrizi dhe Gjoni mbrojnë mjekun Prifti: Peshqit e mëdhenj, politikanët


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi