Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 07:00. Pas hedhjes së votës së tij, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Ai ftoi votuesit të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi kryesor:
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja në votime mbi 36% deri në orën 19:00, 8% më pak se në zgjedhjet e dhjetorit






