KOSOVË- Sot mijëra qytetarë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të Kosovës.

Megjithatë, një vëmendje të veçantë ka marrë një votuese,  e quajtur Xhemile Susuri. E dini përse? Sepse është plot 109 vjeçe me prejardhje nga Shqipëria, e cila gëzon shëndet të plot dhe nuk ka nguruar që në këtë 6 tetor të japë kontributin e saj në këtë ditë.

Ajo ka ardhur e shoqëruar nga nipi duke kryer detyrimin e saj si një qytetare e Republikës së Kosovës edhe pse me prejardhje nga Shqipëria.

Xhemile Susuri me nipin e saj