Demokratët do të shkojnë të ndarë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 24 shtator! Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv, u shpreh se do të jetë dega e e Partisë Demokratike në Kukës që do të caktojë kandidatin.
‘Për shkak të luftës civile që vazhdon në PD për shkak të Rithemelimit, demokratët kanë shkuar të lënduar në përfaqësimin elektoral të 14 majit. Ishte një katastrofë e vërtet elektorale. Edhe në rastin e Kukësit jeni dëshmitar se drejtuesit kryesor të degës së PD-së bën thirrje të shkojnë me një kandidat të përbashkët. Një kandidat të unifikuar. Oferta ka qenë insistuese e hapur dhe shumë e sinqertë. Të bashkuar drejt këtij emri të mund të realizohej rotacioni në Kukës. Rithemelimi sjellje të papërgjegjshme në Kukës dhe vendimi ynë i kryesisë në Tiranë ja kemi lënë vendimmarrjes së degës së PD-së në Kukës. Presim verdiktin e degës së PD-së në Kukës për kandidatin. Nuk kemi ende një mendim të pjekur të papërgjegjshëm nga strukturat tona.’- tha Çollaku.
Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Çollaku tha se do të do të ketë rinovime nga qendra deri në bazë.
‘Kemi bërë një mbledhje të gjatë ku kemi diskutuar për rinovime në rivitalizmi të gjithë strukturës që nga qendra deri në bazë. Është një përpjekje për ta kapitalizuar përpjekja është për të mbajtur një parti të hapur me anëtarësinë e saj me qytetarët. Është një përpjekje për të pasur një balancë të pushteteve për të harmonizuar të gjithë atë balancë pozitive. Kuvendi ka të drejtën të pranojë refuzojë, është një temë që do të diskutohet gjatë më 2 shtator. Është një nisje e fushatës politike, sepse e konsiderojnë një lloj hapje fushate politike. Më 2 shtator bie gongu i kësaj beteje politike.’- tha Çollaku.