Zgjedhjet në Kukës, Kolegji pranon kërkesën e PD: KAS të marrë vendim

Zgjedhjet në Kukës, Kolegji pranon kërkesën e PD: KAS të marrë vendim

Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke kërkuar nga Komisionit i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, që të shqyrtojë kërkesën e selisë blu brenda dy ditëve në lidhje me anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Partia e drejtuar nga Lulzim Basha kundërshtoi në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në komisionin zonal zgjedhor për zgjedhjet në Kukës. 

Ndërkohë Partia e Lirisë si parti kryesore e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi të drejtën që të propozonte 2 anëtarë të KZAZ-së Kukës, kurse Partia Socialiste 3 anëtarë. Ky vendin i KQZ u bazua në rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Partia Demokratike doli forcë e tretë në rang kombëtar. Por PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët.

Zgjedhjet e parakohshme bëhen për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë