Zgjedhjet në Kukës, KQZ rrëzon sërish Berishën, regjistrohet PD! Celibashi: Basha kryetar, kërkesa legjitime

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sërish Sali Berishën dhe vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për përtëritjen e zgjedhjeve në Kukës. Basha konfirmohet padyshim në krye të demokratëve, ndërsa Berisha ‘dështon’ duke u përsëritur skenari i 14 majit, i cili u detyra të ‘fshihej’ pas emrit të Ilir Metës.

Edhe kësaj radhe duket se Berisha sërish do të futet në zgjedhje përmes një koalicioni me aleatin e tij, ndonëse ka të drejtë që vendimin ta anikmojë në KAS. Pavarësisht kësaj, nuk priten shumë surpriza, pasi edhe shkallët e tjera e rrëzuan Berishën më 14 maj.

Seanca u zhvillua me debate mes përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefës dhe atij të Rithemelimit. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili i dha fund diskutimeve, duke vendosur regjistrimin e PD. Celibashi tha se Lulzim Basha është ai që ka legjitimitetin që ta paraqesë kërkesën për regjistrim, duke qenë se në regjistrin e partive partive politike rezulton kryetar i PD.

“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor. Tej çdo diskutimi, KQZ si organ administrativ e ka të pamundur nga pikëpamja ligjore që të bëjë një shqyrtim të të gjithë procesit vendimmarrës në një parti politike. Për shkak të ligjit KQZ është e detyruar ta shqyrtojë kërkesën për regjistrim thjesht dhe vetëm në aspektin formal, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin. E rëndësishme është dokumenti që vjen nga Gjykata e Tiranës. Është fakt i pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i PD është z. Lulzim Basha dhe ky person ka të drejtën për të paraqitur kërkesën për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Për këto zgjedhje forcat politike kanë pasur afat deri me datë 1 shtator për t'u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator.  Tashmë siç dihet opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit, kurse PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar por përflitet se do të jetë Arif Rexhmati. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille