PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e ditës së diel.
Në deklaratën e tyre thuhet se shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.
"Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.
PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare", shkruhet në deklaratën zyrtare.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)