Zgjedhjet në Partinë Demokratike
Basha: Nuk kam asnjë të preferua

Zgjedhjet në Partinë Demokratike<br />Basha: Nuk kam asnjë të preferua
Nga Fieri, Kryetar i i Partisë Demokratike ka dhënë mesazhin se pushteti i votës është në duart e demokratëve dhe se njerëzit e votuar do të kenë përgjegjësinë për besimin që demokratët do të japin ndaj tyre.

“Pushteti në PD i përket votës. Këtë ju kam premtuar kur kam kandiduar, ua kam përsëritur pasi më keni zgjedhur, këtë ju përsëris edhe sot. Zgjedhja nuk është në dorën time, zgjedhja është në dorën tuaj, gjithsecilit prej jush. Ju do të zgjidhni me votë, ju do të përcaktoni me votë njerëzit dhe njerëzit do të marrin përgjegjësitë për shkak të votës suaj. Askush nuk ka tagër t’iu thotë se për kë të votojnë e për kë të mos votojnë; askush nuk ka tagër t’ju bëjë suflerin. Partia do të mbetet e lirë, ashtu siç ka lindur dhe është synimi im madhor, objektivi im numër një, në krye të PD, ta zgjeroj e konsolidoj këtë liri për anëtarësinë e PD”, ka deklaruar kreu i opozitës.
 
Lulzim Basha u shpreh optimist për atë që ai e konsideron projektin e ringritjes së PD-së, duke theksuar se opozitarizmi do vazhdojë të bazohet në fakte e se në një periudhë të shkurtër, qytetarët po rifitojnë besimin në Partinë Demokratike.
“Kjo parti e ka një projekt sot, ka një projekt ringritjeje përmes hapjes, bashkimit, ribashkimit, fillimit të ri. Ka një projekt ringritjeje, përmes një opozite të mbështetur mbi fakte dhe argumente që sot dëgjohet, respektohet, pse jo edhe përqafohet nga qytetarë e votues që ndoshta dje as nuk mund t’u shkonte mendja t’i kthenin sytë nga PD. Përmes këtij angazhimi, ne po rikthejmë shpresën dhe besimin, kaq të nevojshëm, në dyert e vatrat e çdo shqiptari e jo vetëm çdo demokrati”, ka theksuar Basha.

Vizita e tij në Fier ishte në kuadër të analizës dhe njëkohësisht zgjedhjeve në grupseksionin nr 2 të qytetit, i cili është dhe qarqet më të mëdha për nga numri deputetëve. Procesi zgjedhjeve në PD pritet të përfundojë muajin e ardhshëm. 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur