Zhvillohet sot ai që konsiderohet si një “referendum” brenda Partisë Demokratike, ku anëtarësia po voton për kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Procesi i votimit është hapur edhe në Degën e Partisë Demokratike në Sarandë dhe po zhvillohet me fletëvotime ku anëtarët kanë mundësinë të shprehen “Pro”, “Kundër” ose “Abstenim” për Berishën.
Ky votim vjen vetëm 3 muaj pas zgjedhjeve për kryetarin e degës lokale të PD-së, ku pjesëmarrja rezultoi tepër e ulët. Në atë proces morën pjesë vetëm 215 anëtarë nga rreth 1280 emra të regjistruar në lista.
Ndërkohë, në votimin e sotëm numri i anëtarëve në listën e Partisë Demokratike Sarandë është reduktuar ndjeshëm në 870 persona, duke hequr nga listat 410 anëtarë. Sipas informacioneve, nga listat janë hequr anëtarë që janë larguar nga Partia Demokratike ndër vite, si edhe persona që kanë ndërruar jetë.
Procesi i sotëm shihet si një test i rëndësishëm për mobilizimin e strukturave të PD-së dhe mbështetjen reale që gëzon Sali Berisha brenda anëtarësisë demokrate.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet formale në PD/ Nis procesi i votimit, Berisha në garë me veten, dilemë numri i anëtarëve që votojnë! Salianji e 4 rivalë të tjerë u përjashtuan








