Në zgjedhjet e PD për kryetar nuk do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë anëtarë, thotë Ervin Salianji në “Repolitix” në Report Tv duke sfiduar në një bast. Madje, ai thotë se në letra do të shfaqet një rritje e fryrë e numrave me 300%. Më tej, Salianji krahasoi dy deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me numrin e kandidatëve dhe ndershmërinë e garës brenda PD.
“Nuk do të votojnë më shumë se 10 mijë anëtarë. Në deklaratën e Sali Berishës, nëse herën e kaluar kanë qenë 44 mijë anëtarë, do të jenë 54 mijë. Në realitet nuk ka për të kaluar më shumë se 10 mijë anëtarë. Po e vë bast me ju. Po qe se nuk e kanë rritur në letra me 300% numrin real, kemi një test tjetër. Kur u bë gara me 1 kandidat në 2019, doli para dhe tha që ‘kushdo që thotë që gara me 1 kandidat është e ndershme, e mbuloftë turpi i historisë!’ Tani thotë ‘gara me 1 kandidat është demokratike!’”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Salianji në 'Repolitix': Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë










