Ervin Salianji ishte një nga 5 të skaulifikuarit nga gara për kreun e PD, por emri i tij mori vëmendjen kryesore në referendumin për votëbesimin e Sali Berishës. Demokratë të pakënaqur me vrasjen e garës së brendshme dhe përjashtimin e kandidatëve, refuzuan të votojnë sërish për t’i dhënë një tjetër mandat Sali Berishës në krye të partisë.

Shumë prej tyre, në fletën e referendumit zgjodhën të shkruajnë emrin e Salianjit, si një mesazh për pakënaqësitë ndaj Berishës. Ishte vetë ish-deputeti që i ndau fotot me një postim në rrjetin e tij social, duke i falënderuar demokratët që kanë braktisur uzurpimin e PD-së.

“Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletës se votimit!

Falenderim për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale. Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.

Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!  Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan Salianji.

Por, ky reagim i Salianjit bëri Sali Berisha mos t’i kursente sërish sulmet ndaj tij, ndërsa shkoi në selinë blu për të votuar veten.

“Përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas ish-deputetit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi publikisht se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë.

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila nga SHBA-të, tentoi ta frenojë këtë proces, me sigurim padie ne gjykatën e Tiranës kundër përjashtimit të saj nga gara, dhe me kallëzim në SPAK për uzurpimin e partisë sipas saj nga Familja Berisha si mburojë përballë drejtësisë, nga rrjetet sociale, bëri thirrje për bojkot të votës që sipas saj, është farsë për sy e faqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
PD tha mbi 28 mijë, Salianji: Afro 4 mijë demokratë votuan në referendumin për konfirmimin e Berishës si kryetar

1778430705_ervinsalianji.jpg

Ervin Salianji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike është disa herë më e ulët se numri që pretendon selia blu.

Sipas ish-deputetit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi publikisht se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!

Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00;

Votues që morën pjesë: 3,885

Tiranë 1,072

Durrës 321

Kukës 370

Korçë 165

Dibër 194

Lezhë 345

Elbasan 256

Berat 141

Vlorë 210

Gjirokastër 120

Fier 220

Shkodër 471

Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!

Ora 17:11
‘Mos rikthe komunizmin’, Vrenozi lë pa votë Berishën dhe e kritikon: Vetëm një emër në listë, ku është gara? Më mirë mos të bëheshin votimet

Ilir Vrenozi ka kritikuar referendumin e PD për Sali Berishën, ndonëse partia deri më tani e ka quajtur “garë” procesin ku nuk ka asnjë kandidat tjetër veç kryetarit.

Vrenozi thotë se nuk ka votuar pasi “nuk do të kthehet komunizmi”, madje më mirë do të ishte që votimet mos të bëheshin fare sesa procesi të vijonte në këtë rrugë. Demokrati thotë se është “ulje” për çdo të djathtë që voton sot pasi procesi s’ka lidhje me demokracinë.

“Mirmëngjes o bir, shëndetin të kemi ne që s’kemi lekë, themi që hajde shëndeti, se lekët shkojnë e vijnë. Unë jam i djathtë, mos thuaj demokrat, se demokrat mund të bëhet edhe një socialist, se i djathtë lind edhe kur lind ke disa parime. Ti sot mund ta thuash me shaka që ‘Vrenoz pse nuk je aty edhe pse nuk votove’, por Vrenozi është i djathtë edhe nuk e do komunizmin dhe kur nuk ka garë, Vrenozi nuk voton.

Kur votova Lulin ishin 4-5 veta. Edhe tani mos kërko nga Vrenozi të votojë kur në listë është vetëm një emër, të lutem, se më ofendon. Unë doktorin e kam xhan, kam 35 vite që e ndjek, por unë për të respektuar gjakun tim, njerëzit e nënës që kanë vdekur në biruca, për gjakun e tyre i respektoj, nuk dua të kthehet, në thonjëza, komunizmi, se më duket se do bie faj po vajta aty. Për mua më mirë mos të bëheshin votimet, sesa të quhen votime këto.

Unë jam tjetër markë, unë anoj nga e djathta edhe unë s’e shpërdoroj votën. Unë kë të votoj, doktorin Saliun apo Berishën? Unë e dua doktorin. Ne themi nuk ka tjetër, sa thua nuk ka tjetër nuk ka parti. Unë s’dua të flas more, edhe deputetë më thonë që e ka pronë private more. Unë pse ta mbyll veten që të shkoj të votoj? Unë e quaj ulje për çdo njeri të djathtë që të vejë të votojë sot. Ne duam garë, por ku është gara more biri i nënës? Unë mendoj se ky votim i sotëm vulos Ramën në 2027 edhe 2029, absolutisht. Nuk mjafton të vish në pushtet.

Unë e kam thënë që në 2023 nuk vijmë dot në pushtet. Unë kur të mbyllet në orën 18:00 do trishtohem, se nuk ka lidhje me demokracinë e të djathtës këto zgjedhje. Unë kam bërë një status që më mirë mos të bëhen fare zgjedhjet, do ishte më e ndershme. Edi Rama po fiton çdo zgjedhje, ne nuk dimë ku kemi kokën. Vetëm një shans ka Berisha për mua, në 30 maj ku është Kuvendi Kombëtar, ta pastrojë edhe ta qelizojë të gjithë kryesinë, edhe aty nuk duhet të ketë humbës. Hiqi të vijnë të rinj, këta e kanë postin privat more vëlla, unë s’e marr vesh”, shkruan Vrenozi.

Ora 14:50
U përjashtua nga gara, Alesia Balliu: Në PD festojnë se zgjodhën të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, Sali Berishën

Ish-kandidatja për karrigen e kryetarit të PD, Alesia Balliu ka reaguar për procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në parti. Ajo shkruan se në Shqipëri komuniteti LGBTQ zhvilloi në kryeqytet paradën për të drejtën e zgjedhjes ndërsa PD feston se PD zgjodhi pas kaq vitesh të njëjtin kryetar, i cili ishte i vetmi në garë.

Postimi i Alesia Balliut

Demokracia në Shqipëri qenka bërë interesante:

PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, Sali Berishën

LGBT feston për të drejtën e zgjedhjes në demokraci.

“Kush po ndryshon më shumë këtu?”

Bir Selmani i nënës…

Ora 13:50
Salianji publikon shifrat: Deri në mesditë kanë votuar vetëm 1.898 demokratë, pjesëmarrje qesharake! Berisha po manipulon

1777966869_saliberishaervinsalianji.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes së demokratëve në procesin e votimit të Berishës si kryetar i PD. Ndryshe nga numrat që vijnë nga partia, shifrat që sjell Salianji janë më të ulëta ndërsa shkruan se ky proces është braktisur masivisht.

Salianji e ka shoqëruar postimin e tij dhe me një “meme” ku shkruhet referen-dum-dum sipër një automjeti me 3 rrota të braktisur në rrugë.

Postimi i Ervin Salianjit

Braktisje masive e farsës nga demokratët!

Deri në orën 13:00, në të gjithë Shqipërinë kanë marrë pjesë vetëm 1,898 anëtarë:

121.000 anetarë ka pasur Partia Demokratike, 51.000 deklaron uzurpatori!

Tiranë 430

Durrës 178

Kukës 148

Korçë 66

Dibër 121

Lezhë 233

Elbasan 189

Berat 97

Vlorë 109

Gjirokastër 48

Fier 88

Shkodër 191

Kjo nuk është garë. Kjo është farsë e braktisur nga demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të uzurpohet me votime pa zgjedhje, me pjesëmarrje qesharake dhe me manipulim politik.

Demokratët folën qartë: nuk pranojnë pronësimin e PD-së për interesa personale!

Ora 12:14
‘Palë me krimin’, Salianji i përgjigjet Berishës: Do ta vërtetoj me fakte pjesëmarrjen në zgjedhje, mos manipulo, nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë

Ish-deputeti i PD Ervin Salianjit i është përgjigjur deklaratës së Sali Berishës të bërë sot nga dega e votimit në Tiranë, ku hodhi votën për veten në garën për kreun e PD.

Salianji ka shkruar se do ta faktojë me prova pjesëmarrjen reale të anëtarëve të PD në zgjedhje dhe sesi Berisha po përpiqet të manipulojë realitetin. Albana Vokshi tha se në total anëtarë të PD me të drejtë vote janë 51 mijë persona dhe se deri në mesdite, pjesëmarrja ishte rreth 11 mijë votues. Por, sipas Salianjit deri më tani as 1 mijë anëtarë nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit. 

Ervin Salianji ka publikuar dhe disa foto të tjera të fletëve të votimit, ku krahas emrin të vetëm të Sali Berishës, votuesit kanë shkruar dhe zgjedhur emrin e tij si kryetarin e ri të PD.

Reagimi i Ervin Salianjit

Pergjigje për Sali kolltukun;

për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes.

Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim!

Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.

Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe.

Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare. 

Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!

Ora 10:36
Berisha e përjashtoi nga gara, Kokalari bën thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty sa për sy e faqe! Mos e legjitimoni këtë farsë

1779474347_cgfuyiiupo.JPG

Pasi Sali Berisha nuk e lejoji që të merre pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka bërë thirrje për bojkot të procesit zgjedhor. Aktivistja thotë se Berisha dhe Albana Vokshi kërkojnë sot prezencën e anëtarësisë sa për sy e faqe dhe se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë për ta.

Madje ajo ka publikuar dhe disa biseda nga Whatsapp teksa thotë se Vokshi ka përcaktuar paraprakisht listat se kush duhej votuar për tu bërë pjesë e kryesisë.

Reagimi i Evi Kokalarit

Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot.

Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI.

Këto zgjedhje janë pa asnjë vlerë dhe do të konfirmohet shumë shpejt si të tilla.

Duke filluar që më 21 shtator 2021, kam mbështetur një ndryshim radikal në PD, hapjen e saj dhe ruajtjen e meritokracisë. Por çdo garë është manipuluar dhe vjedhur.

Vota juaj nuk ka asnjë kuptim. Berisha dhe Vokshi ju duan aty vetëm për sy e faqe, ndërsa edhe për zgjedhjet e kryesisë, Vokshi përcaktonte paraprakisht listat se kë do të votonit. Një draft fillestar i zgjedhjeve të 28 majit 2022, që ishin zgjedhje për kryesinë, (fotot më poshtë) tregojnë qartë se cilët ishin emrat e përzgjedhur nga Berisha & co.

Atëherë, pse bëheni pjesë e kësaj farse?

Bëni edhe pak durim!!

Seanca ime e parë në gjykatë është të hënën. Edhe këtë betejë do ta fitojmë. Personalisht ju kam premtuar meritokraci dhe primare, dhe kam katër vite rekord lufte për të mbrojtur të drejtat tuaja.

Sot bojkoti shërben thjesht për t’i dëmtuar optikën teatrale që Berisha po mundohet t’i shesë publikut. Mos i jepni legjitimitet kësaj farse.

Doni realisht që Albana Vokshi t’ju vjedhë votat siç ka bërë gjithmonë? Tregoni dinjitet dhe qëndroni larg këtij lloj mashtrimi.

Ju meritoni shumë më shumë se kaq.

Love

Evi

p.s. Fotot më poshtë janë lista fillestare për kryesinë që u 'zgjodh' në Maj 2022.

Ja, kaq vlen vota juaj!!