Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi prezanton programin: T’i jepet fund emërimeve nga Kryetari, emrat kontribues ndër vite të rikthehen në parti

Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platformën e saj politike ku në fokus të saj ka reformimin e PD, bashkimin e partisë, heqjen e të drejtës së kryetarit për të bërë emërimet dhe rikthimi i çdo personaliteti e kontribuuesi që prej themelimit të Partisë.

Me këtë program Harxhi shprehet se do të sjellë bashkimin e të djathtës, forcimin e PD dhe rikthimin e vlerave që e lindi atë si parti në 1990 dhe të risjellë sërish te shqiptarë idealet që frymëzuan dhe ringjallën një komb të tërë në vitin e shpresës 1990.

Haxhin shkruan se ajo kërkon që të krijojë një PD me ideologji të qartë, të fortë dhe të mbizotërojë meritokracia.

"Zotimi im, nëpërmjet shtyllave të paraqitura më lart, është pikërisht ky: Një Parti Demokratike ideologjikisht e qartë, e fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë", shkruan Harxhi.

Me herët programi u prezantuar edhe nga Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, të cilët së bashku me Edith Harxhin do të përballën me Luzlim Bashën për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen më datë 13 qershor 2021.

Disa nga propozimet e Edith Harxhit për një Parti Demokratike fituese:

➢ Partia Demokratike t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar;

➢ Të vendosen debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë;

➢ T’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë;

➢ Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.

➢ Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre. Kështu, do të arrijmë një ringritje, bashkim dhe forcim të së djathtës shqiptare;

➢ Te pranohen të rinjtë shqiptarë dhe kontributi, idetë dhe vizioni i tyre të jenë pjesë e programit qeverisës. Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të ketë të drejta si gjithë anëtarësia e Partisë dhe anëtarët e FRDP-së dhe LDGSH-së të jenë anëtarë partie. Në kohën e inteligjencës artificiale, idetë e reja dhe vizioni për të ardhmen duhet të jenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

➢ Gjithashtu, Partia duhet të ketë një Akademi Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.

➢ Të pranohen të gjithë anëtaret e Lidhjes Demokratike të gruas anëtare me të drejtë vote të barabartë si gjithë anëtarët e tjerë të Partisë.

( Kliko këtu ) Programi i plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë