Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ia atribuojë vetes së tij meritën për garën brenda kësaj partie. Nga Korça, ku zhvilloi një takim me demokratët, Kadilli tha se ditën kur ai shpalli kandidaturën e tij ishte e pamundur të mendohej për garë, ndërsa sot janë katër kandidatë.
"Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t'u ngritur", tha Kadilli.
Kadili akuzon Bashën si njeri fshihet pas "gjysmë të vërtetash" dhe që zbukuron dështimet e tij dhe duke zmadhuar hilet e kundërshtarit.
"Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t'u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD. Motoja ime është e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetëvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t'i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni. Njeri që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta ", shtoi ai.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
O Kadill, po nuk u distancove nga fryma berishiane, s'ke gje ne vije. Akoma me komuniste e antikomuniste, nuk eshte fare tregues. Kini frike te thoni gjerat troc, ashtu si ndoshta i mendoni, guximi eshte ai qe te nxjerr faqebardhe dhe jo Berisha-institucion i PD. Bemat e tij jane vetem negative, ka nje CV sterre per Shqiperine, dhe ju keni frike. Sa kohe do te vazhdoni keshtu, Luli eshte kryetar, i bekuar nga Berisha; te tjerat jane pallavra.
Përgjigju