Beni, amerikani vullnetar që jeton në Kukës tregon habinë: Këtu kishte 'Ben' pa fund, ndihem si në shtëpi! Të rinjtë mund të bëjnë ndryshimin

Kukës - 22-vjeçari amerikan Benjamin Roe është banori më i ri qytetit të Kukësit. Në qershor të 2023 ka mbaruar studimet per Financë në Universitetin e Kalifornisë dhe në tetor ka ardhur vullnetar nga Korpusi Amerikan i Paqes. Fillimisht ka shërbyer në qytetin e Lezhës dhe prej muajit Janar është transferuar në Kukës.

 “Kur mora vesh se do të jem pjesë e Korpusit të Paqes për Shqipërinë fillova të kërkoj për historinë dhe kulturën. Erdha në Shqipëri dhe u befasova me mikëpritjen shqiptare” thotë ai.

Në Kukës e thërrasin Ben. Kështu e kanë thirrur edhe shokët e tij të fëmijërisë në Kaliforni.

 “Unë nuk e dija që Ben është emër shqiptar. Me këtë emër më kanë thirrur shokët që në fëmijëri. Dhe kur erdha këtu kishte Ben pa fund”

Shqipëria për të është një vend intersant me histori dhe natyrë të bukur e më njerëz të motivuar teksa I bën përshtypje fakti se shqiptarët edhe pse nuk të njohin të ftojnë në shtëpitë e tyre.

“Shqipëria është vend intersant me histori dhe natyrë të bukur për tu eksploruar. Njerzit janë shumë të zgjuar dhe të motivuar. Më bëjnë të ndjehem si në shtëpinë time. Mikëpritja më ka bërë përshtypje sepse edhe nëse nuk të njohin shqiptarët të ftojnë në shtëpi. Të japin ushqim. Të ndihmojnë dhe të tregojnë vendin ku do të shkosh. Dhe kjo është mahnitëse” tregon ai.

Në Kukës do realizojë projekte sociale e kulturore me të rinjtë dhe aktivistët e këtij qyteti ku vullnetarizmi është pothuajse ineksistent. Por Benjamin Roe ka shpresë se të rinjtë kuksianë mund të sjellin ndryshim në vendin e tyre.

“Organizata ku bëj pjesë do implementojë disa projekte. Është eksperiencë shumë e mire dhe mendoj se të rinjtë kanë shumë aftësi për ndryshimin e gjërave në këtë vend”.

Korpusi i Paqes i themeluar në vitin 1961 nga presidenti John F. Kennedy jep prej disa vitesh kontribut në Shqipëri, për promovimin e mirëkuptimin ndërkulturor mes amerikanëve dhe shqiptarëve. Aktualisht në vendin tonë janë 35 vullnetarë që veprojnë në disa bashki.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/01/2024 23:56

    Si paska shpetuar Korpusi amerikan i paqes pa u shpallur /armik i betuar/ nga Berisha sic shpalli Sorosin dhe fondacionin e tij?!

    Përgjigju
  • Israeli: 27/01/2024 23:47

    Benjamin sikur Qifut me duket. Varet cfare projekti. Ndoshta Cako ka drejt, qe Qifutet po investojn per Shqipetarer te ikin e te vijn ta marrin lire ????. Thjesht nje konspiracion. Shpresoj te jem Gabim ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani