TIRANE- Sherr në zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike. Degët e PD-së në Tiranë duket se janë futur në një vorbull konfliktesh në procesin e përzgjedhjes së nënkryetarëve të degëve si edhe krerëve të lartë të PD-së. Mbrëmjen e djeshme gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit të degës numër 4 në Tiranë, kreu i kësaj strukture, Ervin Goxhaj ka sulmuar fizikisht njërin nga anëtarët e partisë pasi kërkoi dorëheqjen e kandidatit për nënkryetar.

Goxhaj ka rrahur anëtarin Genard Kastrati pasi ky i fundit kërkoi pezullimin e kandidimit të nënkryetari të degës. Mbledhja organizohej nga dy të dërguarit e selisë qendrore, Pal Metaj dhe Eduard Gjemenit.